Meredith Watson pretendon se zv/guvernatori I Virginias Justin Fairfax e ka përdhunuar atë në vitin 2000, gjatë viteve studentore, kur të dy qëndronin ulur në auditoret e Universitetin Duke në Karolinën e Veriut.
Por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Fairfax I cili hedh poshtë akuzat me argumentin se ai është një viktimë e një fushate shpifjeje.
Por Guvernatori i Virxhinias nuk qëndron i vetëm në këtë akuz pasi dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit është i përfshirë në rradhët e racizmit.
Ai është akuzuar edhe nga një grua tjetër, Vanessa Tyson e cila nuk ka nguruar të tregoj detaje se si u detyrua të kryente marrëdhënie orale me të në dhomën e hotelit në konventën e partisë Demokratike në Boston në 2004.
Një ditë më parë një firmë ligjore që përfaqëson Meredith Watson, lëshoi një deklaratë në emër të saj mbi akuzat.
Ajo tha se sulmi i Fairfax ishte i paramenduar dhe agresiv dhe detajet janë të ngjashme me ato të përshkruara nga Vanessa Tyson.
Elona Tereziu
09.02.2019