Ardian Iljazaj ka vetëm një javë në krye të ZRPP Durrës.
Vetëm përgjatë kësaj kohe janë pajisur me çertifikatë pronësie rreth një mijë qytetarë.
Këta të fundit kishin muaj që prisnin të pajiseshin me këtë dokument.
Në një deklaratë për mediat sot,Iljazaj është shprehur se problemi më i madh në këtë drejtori mbetet tek më shumë se 2mijë dosje në të cilat në një pronë figurojnë më shumë se dy pronarë.
‘Shërbimi ndaj qytetarëvë që paraqiten në këtë drejtori mbetet prirjoritet’ka thënë ndër të thera Iljazaj.
Më shumë se 1 mijë qytetarë kishin aplikuar për tu pajisur me çertifikatën e pronësisë.
Por mungesa e firmës së drejtorit prej kohësh ishte pengesë në mosmarrjën e saj.
Mungesa e një drejtori në ZVPP Durrës,që pas shkarkimit të Ani Dyrmishit solli pasoja shumë të rënda për shërbimin e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës.
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi