Një foto e publikuar në revistat e përjavshme franceze, në të cilën Zonja e Parë e Francës, Valérie Trierweiler, partnerja e presidentit Fransua Hollande, shfaqet gjatë një momenti relaksues në plazh, e veshur me një palë bikini në ngjyrë të zezë, ka hapur një polemikë të madhe në Francë.
Megjithëse vjen nga fusha e medias dhe e di se si funksionon një ‘skup’, Zonja e Parë ka tentuar duke provuar me të gjitha mënyrat që t’i bllokojë fotot intime, të vjedhura gjatë momenteve të një banje dielli të çiftit presidencial.
Por megjithatë, fotoja përfundoi në shumë të përjavshme franceze. Ajo që u bë objekt i polemikës lidhej me fanatizmin e tepruar të Zonjës së Parë, që ndryshon si nata me ditën me paraardhësen e saj, Carla Bruni, e cila nuk kishte shfaqur asnjëherë ndonjë lloj kompleksin edhe kur ishte fotografuar me rroba banje shtatzënë. Ndërsa shumë prej kryeredaktorëve të revistave që botuan foton kanë shprehur bindjen se e fejuara e presidentit nuk kishte si të mos i vinte re fotografët teksa ishte duke dalë me rroba banje, dhe sipas tyre, kompleksi i zonjës së parë lidhet me linjat jo të përkryera, nëse merret si etalon matës paraardhësja e saj karizmatike, Carla Bruni.
16.08.2012
Burimi: Gazeta Shqip
Adriani
trup shume i pelqyeshem ….