Zjarri masiv ka përfshirë një kompleks banimi në Indi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Mumbai, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 15 persona.
Zjarri masiv përfshin një kompleks banimi në Indi
Zjarri ka shpërthyer pak minuta pak mesnatës dhe ka prekur restorantin e njohur, Kamala Mills dhe në tregun e veshjeve.
Gjithçka është shkrumbuar brenda 30 minutave. Shumë persona kanë mbetur të plagosur, por nuk ka ende një shifër të saktë.
Mediat e huaja kanë njoftuar se, zjarri preku fillimisht tavanin e restorantit. Dhe shumë klientë që u strehuan në banjo, mbetën të bllokuar atje.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se pjesa më e madhe e viktimave ishin femra, të cilat merrnin pjesë në një festë.
29.12.2017