Zjarrëfikëset dhe policia në lokalin e njohur në qytet. Një ngjarje aksidentale është shënuar në një prej lokaleve në qendër të qytetit. Bëhet fjalë për një ndër lokalet më të frekuentuara në qytet. Burime nga policia bëjnë me dije se bombula e gazit ka shpërthyer. Ndërsa nuk ka patur dëme në njerëz.
Video/ Zjarrëfikëset dhe policia në lokalin e njohur në qytet….
Janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Forca të zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Mbërritja në kohë e zjarrëfikëses ka lokalizuar flakët. Duke shmangur kështu pasoja në njerëz. Ndërkaq edhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj