Zjarr në një çerdhe te ”Ali Demi”, dyshohet se ngjarja ka ndodhur … Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në çerdhen numër 14 në zonën e ”Ali Demit”.
Mësohet se gazi është përhapur në. dhomën ku rrinë bombolat.
Zjarr në një çerdhe te ”Ali Demi”, dyshohet se ngjarja ka ndodhur …

Policia informoi se nuk ka persona të lënduar. Kjo për shkak se shpërthimi ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit e se në këtë orar nuk ka njeri në çerdhe.
Pasi u dëgjua shpërthimi, forca të shumta zjarrfikësish shkuan për të shuar flakët. Po punohet për të zbardhur totalisht ngjarjen.
Bëhet me dije se nga rrjedhja e gazit ka pasur edhe flakë. Deri tani mësohet se nuk ka persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit kanë shuar flakët në mëngjes.
Informacion Paraprak
Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
16.08.2018