Zjarr në një banesë në Shkozë/ Dyshohet për rrjedhje gazi…
Një banesë sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në kuzhinën e apartamentit ku dyshohet se mund te ketë pasur rrjedhje gazi.
Nga zjarri nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.
Erjona Keta
07.02.2019