Zjarr makinës tip “Fuoristradë” të biznesmenit në Elbasan…
I është vënë zjarri një automjeti në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04 të mëngjesit të sotëm.
Sipas burimeve të sigurta, bëhet e ditur se është djegur plotësisht mjeti në pronësi të shtetasit me inicialet, E.Zh në qytetin e Elbasanit.
Mjeti, tip “Fuoristradë” ka qenë i parkuar afër banesës së tij.
Të dhënat paraprake flasin për zjarrvënie të qëllimshme.
Burime policore bëjnë me dije se është hera e dytë, që po këtij biznesmeni në fushën e ndërtimit i djegin makinën.
Ndaj, sipas policisë, një nga pistat e hetimit është edhe ajo e zjarrvënies së qëllimshme.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe gjetjen e autorit të mundshëm.
Alfrida Danushi
14.02.2019