Një i moshuar i paralizuar ka humbur jetën të martën pasdite, pasi në banesën e tij ka rënë zjarr.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç.
Mësohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga ky zjarr i rënë në banesën e tij.
Pavarësisht se policia dhe zjarrëfikësit kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve të zjarrit i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
www.lajm-shqip.com