Zhvillohet në njërën nga diskot e Tiranës një spektakël i pazakontë, “Miss Trans Albania 2017”.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte mjaft e madhe.
Zhvillohet në Tiranë ‘Miss Trans Albania 2017’
7 transgjinorë, njëra pas tjetrës kanë sfiluar me veshje të gjata deri në fund të këmbëve.
Pas përfundimit të sfiladës, juria vendosi që vetëm 4 nga 7 konkurrentet të vazhdojnë garën.
Pas pak minutash pushim, kishte ardhur edhe momenti final.
4 konkurrentet dalin të sfilojnë të veshura me vello të bardhë, që shkëlqen mes ngjyrave të forta të diskos.
Ato vendosen krah njëra-tjetrës dhe juria vendos fituesin e zarfin ia dorëzon prezantueses.
Tanimë, Shqipëria kishte tre fituese “Miss Trans Buzëqeshja”, “Shoqëruesja e Parë e Miss Trans” dhe “Miss Trans”.
Pas dorëzimit të kurorës nga “Mis Trans 2016”, tek “Miss Trans 2017” të gjitha konkurrentet përqafohen.
Dhe i lihet vend një mbrëmjeje, e cila përfundoi rreth orën 04:00 të mëngjesit.
26.12.2017