Qarku i Vlorës, përveç vrasjeve rasti i rëndë është ai i maskrës së Selenicës, ku një person qëlloi për vdekje 8 anëtarë të fisit të tij. Ndërkohë është përballur edhe një tjetër fenomen i frikshëm. Me zhdukjen e personave në mënyrë misterioze. Vetëm gjatë muajit qershor e korrik policia ka regjistruar zhdukjen e dy personave.
Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më. Një muaj më vonë, 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij. Një 24 vjeçar i identifikuar me inicialet Ervis Troqe.
Ndërkohë gjatë vitit 2017 në këtë qark rezultojnë 19 te humbur. Nga të cilët 4 prej tyre rezultojnë të mbytur në det dhe disa të vrarë. Zhdukja e Albano Xhaferrit, babai i tij jeton i vetëm dhe kujton shumë pak nga ajo ditë e fundit, kur djali i tij doli nga dera për të mos u kthyer më. “Kishte një muaj që kishte ardhur nga Belgjika dhe e rrëmbyen. Atë ditë kishte sjellë djalin e vogël në shtëpi. Pastaj erdhi me motor dhe e mori. Që nga ai moment iku djali. S’e kush e mori?!” ngre supet Lutfi Xhaferri,babai i Albanos.
Zhdukja e Albano Xhaferrit, misteri për familjarët…
Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Ciqe. Nga hetimet mësohet se 34 vjeçari ishte larguar nga banesa rreth orës 12: 30 me një të njohur. Të identifikuar si Klodi. Ky është emri që dëshmitarë okularë i kanë dhënë grupit hetimor. Nga hetimet mësohet se ai ishte larguar me një automjet me portbagazh gri. Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas. “Erdhi djali i madh nga Italia, e kërkuan me nusen e tij por asgjë. Shkoi nujsa në polici” na tregon i ati.
Bashkëshortja e Albanos na tregon se prokurori i çështjes e kishte informuar se po hetohej pista e vrasjes, zhdukja e dëshmitarit. Pas zhdukjes në polici është shoqëruar dy herë dhe personi që ka marrë Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit. Por mësohet se nuk ka pranuar të njohë këtë të fundit. Ndërsa tani ai është larguar pa lënë gjurmë në qytet dhe askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Për Lajm-shqip
Jerola Ziaj