Zgjerimi i BE-së me 5 shtete në bllok, Shqipëria as në vitin 2050
Pas lajmit të “Euractiv” se pranimet në bllokun e BE-së do të nisin në vitin 2015, një tjetër studim e mbështet këtë qasje.
Ky studim tregon 5 shtetet që kanë potencialin për të aderuar në bllok përgjatë vitit 2030.
Tabloidi britanik “Daily Express”, ndër të tjera nënvizon se:
“Kandidatët zyrtarë, janë larg ritmit që kërkon BE-ja. Këtu përfshihen Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbinë, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosovës.
Tina Freyburg, profesoreshë në ”University of St.Gallen”, ka matur se sa e mundshme është që pesë prej këtyre vendeve kandidate të bashkoheshin me BE-në para vitit 2050. Ajo bazohet në standardet e mëparshme të pranimit.
Aderimi është i mundur vetëm kur vendet kandidate përmbushin një listë gjithëpërfshirëse kriteresh. Gjjithashtu kriter është edhe zbatimi i ligjit të BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar. Freyburg ka arritur në përfundime se Turqia dhe Serbia do të arrijnë të përmbushin plotësisht ligjin e BE-së në mesin e viteve 2030.
Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050. Studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.
“Mali i Zi mund të shihet si një nga shtetet e para potenciale”,-tha Freyburg.
Por ajo paralajmëroi gatishmërinë politike të qeverisë malazeze dhe veçon nga shtetet e tjera anëtare.
Studimi gjithashtu theksoi se zgjerimi është më së shumti i nxitur nga veprimi dhe përparimi i vendit kandidat. Nuk bëhet fjalë për një politikë “ekspansioniste” të Brukselit. Ajo shtoi shqetësimet e BE rreth anëtarësimit në rritje duke rrezikuar një “thellim të institucioneve europiane”. Këto cilësohen si pengesa jo-teknike që anëtarët e ardhshëm duhet të luftojnë.