Zgjedhjet lokale, Rama publikon emrin e kandidatit për Fierin…
Ai rikonfirmoi Armando Subashin si kandidat për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në datën 30 qershor.
Teksa foli në projektin “100 fshatrat”, kryeministri Rama u shpreh se duke votuar për Partinë Socialiste, i jepet një mundësi e re rilindjes urbane.
“Kemi identifikuar si potencial të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre fshatrave, sheshet e këtyre fshatrave, jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por edhe ata që do të vijnë këtu për të pirë një kafe apo gotë raki. Kur duan të qëndrojnë ku? Këtë duhet ta zgjidhim. Qeveria dhe programi ‘100 fshatrave’ ka fonde grant për bujtina”, tha Rama.
Kryeministri Rama shkoi më tej kur tha se qeveria do të shkojë përpara me ndihmën e Subashit në krye të bashkisë së Fierit.
“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë,”- u shpreh Rama.
Erjona Keta
08.03.2019