Zëvendësimi i mandateve dhe zgjedhjet vendore, ndërkombëtarët në “lëvizje”…
Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka vënë në lëvizje edhe ndërkombëtarët.
Pak kohë më parë, Shqipëria u vizitua nga një delegacion prej 7 anëtarësh të Parlamentit Europian.
Këto të fundit zhvilluan takime me krerët më të lartë të politikës në vend, ku u njohën më në detaje me situatën politike të Shqipërisë.
Kur nuk kaloi edhe shumë kohë nga largimi i tyre, “stafeta” i kalon ambasadorëve në Tiranë për të vijuar me këto takime.
Përveç kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Komisionin Qëndor të zgjedhjeve ka mbërritur edhe ambasadorja gjermane, Susanne Schütz.
Ajo u prit nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.
Ky i fundit, e informoi ambasadoren mbi përgatitjet që po bën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Erjona Keta
02.03.2019