8 mars 2018, “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.
Para se Kombet e Bashkuara ta miratonin atë në vitin 1977, dita e gruas festohej në vendet socialiste dhe komuniste.
Kombet e Bashkuara e festojnë këtë ditë në bazë të temave të ndryshme.
Këtë vit tema është “Progresi i Profesorëve”.
Dita ndërkombëtare e gruas nga vetë emri i dedikohet tërësisht grave.
Në këtë datë festohen arritjet e tyre sociale, politike, kulturore, ekonomike dhe kontributet e tyre në shoqëri.
Theksohet gjithashtu rëndësia e barazisë gjinore.
Zbuloni temën e zgjedhur në këtë 8 mars dhe historinë e ditës së gruas…
Njerëz nga e gjithë bota mblidhen në këtë ditë për të festuar për gruan.
Kjo datë sa vjen e lidhet më tepër me feminizmin dhe krijimin e të drejtave të barabarta.
Fillimisht ajo festohej si Dita Ndërkombëtare e Punës së Gruas. Ishte një ngjarje më tepër socialiste-politike që mbahej në New York fillimisht më 1909.
Temat e vendosura çdo vit, që lidhen drejtëpërsëdrejti me të drejtat e grave janë një element i rëndësishëm i kësaj dite.
Për shembull në 2010 tema ishte “Problemet fizike dhe mendore të grave”.
Probleme që vijnë si pasojë e konflikteve të armatosura dhe krizës humanitare.
Në 2011 Obama e shpalli muajin mars si “Muaji i Historisë së Grave”.
Megjithatë po në këtë vit në sheshin Tahrir të Egjiptit disa njerëz kishin dalë për të ngacmuar gratë që ishin mbledhur për të drejtat e tyre.
Në vitin 2012 tema e Kombeve të Bashkuara ishte: “Fuqizimi i Gruas Rurale- Fundi i urisë dhe varfërisë”.
Tema e vitit 2013 ishte: “Premtimi është premtim. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”.
Në vitin 2014 tema ishte: “Barazia për gratë është progres për të gjithë”.
Në vitin 2015 si temë u përzgjodh: “Fuqizimi i grave, Fuqizimi i njerëzimit”.
2016: “Planeti do të jetë 50-50 deri në 2030. Hapja e saj për barazi gjinore”.
Ndërsa në 2017 si temë u përzgjodh: “Gratë në mjedisin e ndryshueshëm të punës. Planeti 50-50 deri në vitin 2030”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
08.03.2018