Këto janë shenjat më intuitive të horoskopit.
Kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar të tjerët.
1.Gaforrja
Gaforret janë një shenjë tepër intuitive. E dëgjojnë jashtë mase zërin e tyre të brendshëm, edhe me të drejtë.
Kanë një aftësi për të kuptuar emocionet e njerëzve që i qëndrojën afër.
Kjo është një arsye pse njerëzit ndihen mirë teksa i rrëfejnë Gaforreve, pasi ata i kuptojnë ndjenjat e tyre mjaft mirë, edhe pa u shpjeguar.
2.Peshqit
Njerëzit intuitivë kanë tendencën për të qenë kreativ. Peshqit janë një shenjë tepër krijuese. Ata ndjekin shpesh këtë anë të fortë të tyren, pra intuitën dhe arrijnë përmes saj rezultate fantastike.
Peshqit kanë gjithashtu ndjesi të mëdha. Ata e ndjejnë kur diçka do të ndodhë edhe nëse nuk ka asnjë shenjë.
3.Akrepi
Akrepët janë tepër intuitivë. Ata kanë aftësi për të kuptuar veçanërisht shqetësimin e të tjerëve.
Nuk mund ta gënjeni dot një akrep. Sado të mundoheni që të mbuloni diçka ata janë të aftë të zbulojnë të vërtetën.
Akrepët janë të vetëdijshëm rreth gjithçkaje. E dinë gjithmonë se çfarë janë duke bërë. Ndërsa nuk janë të aftë të manipulojnë qoftë edhe vetveten, nuk do të iu lejojnë ju ta bëni këtë gjë ndaj tyre.
Zbuloni shenjat më intuitive të horoskopit, i lexojnë të tjerët menjëherë…
4.Virgjëresha
Virgjëreshat janë tepër vigjilente. Kjo gjë i bën ata intuitivë. Nuk i humbet kurrë asgjë.
Ata vërejnë gjëra që askush nuk mund dot t’i shohë.
E shohin gjithçka si mister, kanë një etje të madhe për t’i dhënë gjithçkaje një përgjigje.
5.Peshorja
Peshoret janë të vetëdijshëm për gjithçka: veten, mendimet, ndjenjat dhe për ato që ndodhin rreth tyre.
Për shkak të të qenit intuitivë, ata janë të vetëdijshëm edhe për rreziqet që i kanosen. Kjo gjë nuk i pengon ato aspak të jenë optimistë.
Peshoret shohin të gjitha anët e një argumenti.
6.Binjakët
Binjakët janë njerëz tepër socialë. Ato instiktivisht e dinë se çfarë t’i thonë të tjerëve apo si të futen në bisedë me ta. Binjakët e kuptojnë se çfarë do thoni përpara se ju të nisni të flisni.
Janë tepër të shkathët dhe e dinë si të sillen në çdo situatë.

Klajdi Thaçi
18.03.2018