Zbuloni mbesë e cilit këngëtar të njohur është Ema Andrea…
Ditën e djeshme në programin “Rudina” në TV Klan u zbulua se cili është xhaxhai i aktores së njohur Ema Andrea.
Në program ishte ftuar këngëtari i njohur i serenatave korçare, kantautori Mihallaq Andrea.
Andrea ishte i pari ai që zbuloi se cila ishte mbesa e tij, i nxitur dhe prej Rudina Magjistarit që e dinte këtë fakt.
Por përveç kësaj dhe karrierës së tij të ndritur muzikore, ai tregoi dhe një episode të vështirë nga jeta e tij.
Zbuloni mbesë e cilit këngëtar të njohur është Ema Andrea.
“Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë: “E ke nga stresi”. Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas. Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh. Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thashë: Duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar” .
Ndërsa për Emën, ja çfarë tregoi ai:
“Ema është vajza e vëllait tim. Emën e dua shumë, për mua ajo ka të veçantë karakterin e fortë dhe është aktore e shkëlqyer. Është e vështirë të jesh aktore si Ema. Karakteri i saj është i ngjashëm me timin, të dy ne jemi “qaramanë”- u shpreh kantautori.
Një videomesazh surprizë atij i erdhi pikërisht nga Ema. Ja çfarë fjalësh zgjodhi ajo t’i thoshte xhaxhait të saj:
“Ti për mua je personi që të do pa kërkuar asgjë mbrapsht dhe me mënyrën tënde na ke mbajtur të lidhur të gjithëve bashkë. Jam e bindur që nga gjithë fisi i madh që kemi, ti je ai me të cilin merrem vesh pa folur. Ti je ai xhaxhai dhe shoku që ke marrë makinën dhe ke ardhur ke parë shfaqjen time dhe më pas ke ikur, ky është vlerësim përtej të qenit mbesë. Të falënderoj për lotët që më ke sjellë me muzikën tënde, sepse në ato momente nuk isha vetëm. Ti je një figurë mashkullore që s’je ankuar kurrë, edhe pse ke patur shumë motive. Në këtë sens ti je shembull njerëzor. Më vjen mirë që sot kam mundësi të të them të dua në publik. Mos qaj”.
