Një avion rus është rrëzuar në 11 shkurt të këtij viti duke lënë pajetë 71 viktima që ndodheshin në bord.
Në të ndodhej dhe një vajzë 5 vjeçare.
Motori i avionit shpërtheu në ajër pak pasi avioni ishte nisur nga aeroporti i Moskës.
Pasi qe zhdukur nga ekranet e radarëve, ai u rrëzua.
Ndërkohë janë zbuluar detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.
Zbuloni fjalët e pilotit rus përpara se avioni me 71 ‘arkivole’ të rrëzohej…
Pikërisht fjalët e fundit që piloti, Valery Gubanov ka thënë teksa avioni rrëzohej.
Në fillim ai i ka thënë kolegut të tij, Sergei Gambaryan:
“Përse po shkon poshtë? Ku? Lartë, lartë, lartë!”
Më pas incizimi në audio u ndërpre me fjalët e tij të fundit:
“Kaq ishte, jemi të vdekur”.
Ajo që ndodhi pas kësaj ishte shpërthimi i avionit.
Në këtë aksident vdiqën dhe dy fëmijë e një adoleshent.
Evgeny Livanov, 12 vjeçare, Nadezhda Krasove 5 vjeçare dhe adoleshenti Ilya Poletayev.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.03.2018