Shpesh thuhet se gjithësecili ka në botë një person totalisht të ngjashëm me veten.
Disa e besojnë këtë gjë e të tjerë jo. Personazhet publik, për shkak se janë të famshëm e kanë më të thjeshtë të gjejnë të ngjashmit e tyre.
Këto janë disa nga sozitë më të famshëm të personazheve publikë:
Barak Obama dhe një burrë Indonezian

Barak Obama dhe djali nga Indonezia nuk i përkasin së njëjtës race, por ato ngjasojnë kaq shumë. Veçanërisht kur buzëqeshin.
Jason Segel dhe Albert Einstein

Jason Segel është një aktor, komedian, skenarist që u bë i famshëm në filmin “Si e takova mamanë tënde”. Ai ngjan tepër me Albert Einstein në rininë e tij.
Ka thashetheme se Jason nuk është aq i zgjuar, por në fakt jo vetëm ai, askush tjetër nuk është.
Leelee Sobieski dhe Helen Hunt

Leelee Sobieski është një aktore e re, 31 vjeçare që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Helen Hunt. Edhe pse i ndan një gjeneratë, ngjashmëria mes tyre është e dukshme.
Zbuloni disa nga sozitë e personazheve publikë, ngjajnë si dy pika uji…
Eli Roth dhe Zachary Quinto

Eli Roth është një regjizor tepër i talentuar ndërsa Zachary Quinto është një aktor me talent të madh. Përveçse janë të dy njerëz të talentuar e përbashkëta tjetër që kanë është se ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin.
Nina Dobrev dhe Victoria Justice

Victoria Justice është një aktore Puerto Rikane ndërsa Nina Dobrev një aktore Bullgare. Të dyja kanë një ngjashmëri tepër të madhe mes tyre edhe pse vendet nga ku vijnë janë mijëra kilometra larg.
Javier Bardem dhe Jeffrey Dean Morgan

Javier Bardem është aktori më i famshëm spanjoll i gjeneratës së tij kurse Jeffrey Deam Morgan njihet prej filmit Grey’s Anatomy. Ata ngjajnë aq shumë fizikisht sa mund t’i dallosh vetëm nëse flasin prej theksit të ndryshëm që kanë.
Carly Rae Jepson dhe the Girl

Klajdi Thaçi
14.03.2018