Sipas INSTAT, në këto qarqe ka patur rritje të normës së papunësisë në vitin e shkuar:
Qarku i Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.
Qarku i Vlorës qëndron në vend të parë sa i takon normës më të lartë të papunësisë.
Kjo normë papunësie është 23.9 % të forcës së punës mbi 15 vjeç.
Norma e papunësisë erdhi në rritje me 1% në këtë qark edhe në vitin 2017.
Norma është 10% më e lartë se mesatarja kombëtare.
Pavarësisht resurseve që veçanërisht qyteti i Vlorës zotëron, shifrat tregojnë se ato nuk shfrytëzohen si duhet.
Direkt pas Vlorës renditen qarqet e Tiranës dhe Lezhës me përkatësisht 16.1%.
Zbuloni cili qytet shqiptar mban rekordin e papunësisë…
Në Tiranë ka një ulje të papunësisë me 3.4% gjatë 2017, ndërsa në Lezhë ajo është rritur me 1.2%.
Papunësi në rritje kanë patur dhe qarqet e Beratit dhe Shkodrës.
Në Berat për shkak të uljes së punësimit në sektorin e bujqësisë, papunësia është rritur 4.1%, duke kapur vlerën totale 12.8%.
Në qarkun e Shkodrës papunësia u rrit me 2% prej rëniës së punësimit në sektorin industrial. Vlera totale e saj është 12.4%.
Qarqet që kanë patur një rritje të punësimit janë:
1.Qarku i Kukësit- 4.3%
2.Qarku i Elbasanit- 4.2%
3.Qarku i Durrësit- 3.4%
Në Kukës dhe Durrës është rritur punësimi në sektorin e shërbimeve.
Qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend janë:
Dibra, Korça dhe Elbasani.
Normat e papunësisë në këto qarqe janë:
Dibër- 7%
Korçë-7.5%
Elbasan- 8.2%

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
13.03.2018