Zbulohet vendimi për kryeministrin e Kosovës: Ja si e gjykoi Interpol-i!
Ramush Haradinaj nuk është më në kërkim nga Interpol. Ndaj Ramush Haradinajt ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë, për krime lufte.
Ai u ndalua disa herë jashtë Kosovës për shkak të këtij urdhër-arresti.
Hera e fundit ishte në Francë ku iu nënshtrua edhe njëj procesi gjyqësor. Ministria e Drejtësisë në Kosovë konfirmoi se emri i kryeministrit është fshirë nga lista e personave të kërkuar për arrestim. Kërkesa për pastrimin e figurës së kreut të qeverisë dhe disa personave të tjerë, ishte bërë 1 vit më parë nga policia e Kosovës.
02.12.2017