Zbulohet varka misterioze në Vlorë, ja mesazhi mbi të…
Zbulohet varka misterioze në Vlorë, ja mesazhi mbi të…Një varkë e braktisur dhe një bidon me letër brënda. Nuk është pjesë filmi, por një ngjarja e ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës.


Një varkë e vogël peshkimi pa motorr është gjetur në bregun e detin në një gji të Zvërnecit. Varka brënda saj ka pasur një bidon brënda të cilit ishte një letër me disa rreshta. Sipas letrës ajo ishte shkruar nga dikush që quhej Landi. Në ato pak rreshta dukej si një amanet i lënë nga personi që duhet të ketë qënë në varkë. Ai tregonte se ishte duke u mbytur.
Gjithashtu ai tregonte dhe se ku ishin fshehur lekët. Ndërkohë që në polici nuk ka asnjë person me emrin Landi të zhdukur. Ngjarja është totalisht e mbushur me enigmë. Lajm-shqip ka siguruar foton e letrës dhe varkës së gjetur në anë të detit.
Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti