Lele Mora është një nga personazhet më të njohur Italian, menaxher i shumë VIP-ave të cilët kanë një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj si Fabrizzio Corona, Belen Rodriguez, Simona Ventura etj. Gjithashtu Mora është organizues dhe producent i shume eventeve ndërkombëtare.
Zbulohet projekti që menaxheri i famshëm Lele Mora do të sjellë në Tiranë
Ai ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë dhe personi i parë që ka takuar është opinionisti Olti Curri. Nga videot e publikuara në “Instagram” duket se ata kanë konsumuar një drekë në prani edhe të disa personazheve të njohur.
Përflitet se Lele Mora ka ardhur në Shqipëri me një mision dhe ai është “Big Brother Albania Vip”. Promoja e spektaklit ka disa muaj që është transmetuar në Top Channel por nuk janë dhënë detaje të reja. Nuk dihet sa të vërteta janë këto thashetheme por nëqoftëse menaxheri i njohur do të jetë në stafin drejtues të këtij spektakli priten surpriza të mëdha.