Zbulohet lidhja e dashurisë, deputeti shqiptar i marrosur pas Ilda Bejlerit
Zbulohet lidhja e dashurisë
Një lidhje e re dashurie ka dalë në horizont.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, një nga hyrjet më të reja në Parlament, është shumë i njohur për qendrimet e tij.
Ai është komentuar shumë për qendrimet e tij në Parlament, por edhe gjatë fushatës.
Përtej aktivitetit të tij politik, Klevis Balliu, kohët e fundit, është i përfolur shumë edhe për jetën e tij private.
Zyrtarisht, Klevis Balliu është beqar, por mësohet se ai është në lidhje dashurie me gazetaren e njohur sportive, Ilda Bejleri.
Të dy mësohet se janë bashkë prej një kohe të gjatë dhe lidhja e tyre po shkon drejt stabilizimit.
Klevis Balliu dhe Ilda Bejleri janë të dy në kërkim të një shtëpie, që pritet të jetë dhe strehëza e tyre e dashurisë.
Disa muaj më parë, Ilda dhe Klevisi u panë në shoqërinë e njëri tjetrit, por në atë kohë ata i mohuan të gjitha thashethemet që qarkulluan.
Edhe pse ende asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar këtë marrëdhënie, pritet që lidhja e të dyve të bëhet publike shumë shpejt.
15.12.2017