Zbulohet afera e rëndë me tjetërsimin e pronave, kësaj herë në kryeqytet, Kashar. Bëhet fjalë për tokat e Kasharit, ku është një nga zonat ku është bërë batërdi me titujt e pronësisë. Zyrtarja u shpërndan toka familjarëve.
Zbulohet afera në Kashar, zyrtarja u jep toka familjarëve.
Një zyrtare e Këshillit të Qarkut të Tiranës, u ka shpërndarë toka njerëzve të rrethit familjar. Henrijeta Hyka, ish-kreu i kadastrës së kryeqytetit është tashmë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Dosja në ngarkim të Hykës ka mbërritur tashmë edhe në Gjykatën e Tiranës.

Sipas akuzës, Hyka ka falsifikuar tapitë dhe u ka dhënë kushërinjve të saj troje sipas ligjit 7501. Ky operacion konsiderohet i parregullt, pasi përfituesit e pronës s’kanë qenë pjesë e kooperativës bujqësore. Falsifikimi është bërë në përmasa të mëdha trojesh, p.sh nga 500 m2 është shndërruar në 4500 metra katror.
Sipas prokurorisë, ish-përgjegjësja e Kadastrës, duke patur dijeni mbi gjendjen e tokave. U ka dhënë të afërmve të saj sipërfaqe toke edhe pse nuk ishin banorë të zonës ku ishte trualli. Më pas, toka që i ishte flasifikuar pronësia shitej tek persona të tjerë, sërish të afërm të Henrieta Hykës.
Në fund, pas dy-tre shit-blerjesh fiktive lëshohej një prokurorë që i jepte të drejtën Hykës të kryente veprime. Gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të fshinte gjurmët. Fillimisht kjo skemë dyshohet se është zbatuar nga dy firma ndërtimi.
Po sipas prokurorisë, e pandehura ka kërkuar nga firmat e ndërtimit më shumë përqindje të pallateve. Pikërisht nga sinjalizimi i firmave të dnërtimit, prokuroria arriti të zbulojë mekanizmin e aferës. Aktualisht, Henrieta Hyka po gjykohet për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata