Zbulimi më i ri/ Kombinimi i dy proteinave dhe HIV mposhtet për 30 ditë … Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar mënyrën që me muaj ta mposhtin virusin HIV në trupin e pacientit duke përdorur doza të dyfishta të antitrupave, të cilat mund të sjellin deri te ndryshimi i plotë në mënyrën e shërimit të kësaj sëmundje.
Në botë është duke u rritur numri i të infektuarve me HIV të cilët po i përdorin barërat, por ata duhet të respektojnë rregullat strikte në mënyrë që të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të marrin barëra deri në fund të jetës.
Zbulimi më i ri/ Kombinimi i dy proteinave dhe HIV mposhtet për 30 ditë …
Hulumtuesit theksojnë se kombinimi i dy proteinave, të njohur sipas kundër efektit të tyre ndaj HIV-it, mund ta mposhtin këtë virus deri në 30 ditë në trupin e pacientit.
Kjo jep shpresë se është e mundur të zhvillohet trajtimi i të infektuarve me HIV i cili nuk nënkupton marrje të barërave për çdo ditë, pretendon AFP.

Trajtimi i sigurt dhe i besueshëm me antitrupa mund të hapë mundësi për pacientë të cilët jetojnë me virusin HIV, ka vlerësuar drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Merilend Anthony Fauci.
Ai ka përfunduar se trajtimi me antitrupa paraqet hapin e parë në zhvillimin e formave të reja të shërimit.
Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e para me antitrupa premtojnë. Duhen më shumë hulumtime në mënyrë që të zgjatet koha në të cilën antitrupat janë aktiv në mposhtjen e virusit HIV.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara të vitit 2017, 1,8 milion njerëz janë të infektuar me virusin HIV. Ndërsa 940.000 kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
27.09.2018