TIRANE-Të gjithë ata që nuk kanë matës të energjisë elektrike në shtëpi faturimi i energjisë do tu bëhet afrorfe. E përditshmja “Panorama” ka siguruar një vendim të marrë në muajin dhjetor nga Enti Rregullator i Energjisë e cila i është përgjigjur kërkesës së CEZ për të rifilluar faturimin aforfe.
Faturat aforfe u hoqën në vitin 2010 pas privatizmit të ish -OSSH nga çeket. Por tashmë që privatizimi dështoi rikthehen dhe faturat aforfe. “Panorama” ka pasqyruar edhe tabelën për llogaritjen e aforfes për çdo qytet. Kështu për Tiranën vlera e faturës së bashku me TVSH shkon në 7632 lekë në stinën e dimrit, ndërsa në verë 4332 lekë pavarësisht sa energji harxhon. Në fshat vlera e aforfesë për dimrin është 4332 lekë kurse për verën 2772 lekë. Rikthimi i aforfeve cilësohet një përpjekje për të përmiresuar kushtet e CEZ.
16.01.2014
Burimi: Balkanweb