Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»EKONOMI»Zbardhet raporti i plotë për tenderin e “Albetrol”
Zbardhet raporti i plotë për tenderin e “Albetrol”

Zbardhet raporti i plotë për tenderin e “Albetrol”

9 vite më parë Komento

tenderi albpetrol lajm-shqipTIRANE – Në fletoren e djeshme zyrtare Këshilli i Ministrave ka publikuar dokumentacionin e plotë ku analizohen gjashtë ofertat që morën pjesë në tenderin për koncesionin “Albetrol”, si dhe motivet për të cilat në fund të procesit, fitues u shpall konsorciumi “Vetro Energy”. Përmes dokumentit Këshilli i Ministrave miraton raportin përfundimtar të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Ministrisë së Energjitikës “dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a. Patos”. Një pjesë e mirë e raportit të Komisionit të Vlerësimit i detyrohet analizimit të kushteve teknike të “Vetro Energy”, në fund të të cilit vërehet se të dy përbërësit kryesorë të konsorciumit përmbushin kushtet e përcaktuara nga qeveria. “Në përfundim, si investitori strategjik, ashtu dhe investitori financiar sjellin eksperiencën dhe njohuritë e nevojshme për të realizuar planin strategjik të projektit ‘Albpetrol’ dhe për të pasur një përfundim të suksesshëm. Konsorciumi zotëron një shtrirje të gjerë aktivitetesh, duke përmbushur kërkesat e tenderit”, vëren Komisioni i Vlerësimeve në raportin përfundimtar.
GARANCIA BANKARE
Në lidhje me kriterin e kërkuar për të pasur një kapital tërësisht të paguar në shumën 80 milionë euro, si dhe vlerën neto ose vlerën neto të konsoliduar të aseteve prej të paktën 100 milionë eurosh, kandidati ka paraqitur këto dokumente: Sipas raportit të auditimit të shoqërisë “Jespersen” të datës 31 dhjetor 2011, për investitorin financiar të Konsorciumit, shoqërinë “SilkRoad”, kapitali tërësisht i paguar është 178,386,753 USD (•140 milionë). Ky tregues, sipas Komisionit të Vlerësimit, e plotëson dhe e tejkalon kriterin e kërkuar të kapitalit të paguar prej 80 milionë eurosh. Sipas raportit të sipërpërmendur, rezulton që vlera neto e konsoliduar e aseteve të investitorit financiar të Konsorciumit, “SilkRoad”, më 31 dhjetor 2011 është 188,426,955 USD (• 148 milionë), duke e tejkaluar sërish kërkesën e tenderit prej 100 milionë eurosh.
AFTËSIA FINANCIARE
Për sa i përket deklaratës së aftësisë financiare, shkruan Komisioni i Vlerësimit, “kandidati ka paraqitur letrën e tij mbështetëse që certifikon aftësitë financiare, të nënshkruar nga z. Matthew Roszak në emër dhe për llogari të ‘Vetro Energy’ PTE. Ltd”. “Megjithëse në përputhje me dokumentet e tenderit, deklarata e mësipërme është e mjaftueshme, kandidati për të treguar seriozitetin e tij në paraqitjen e kësaj oferte, i ka paraqitur komisionit edhe një letër mbështetëse të lëshuar nga institucioni BNP Paribas në datën 21 shtator 2012”, shkruan komisioni në raport. Në lidhje me garancinë e ofertës së kërkuar në paragrafin 4 të kapitullit III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 107, kandidati ka paraqitur një garanci bankare, lëshuar nga American Chartered Bank e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në datën 23 gusht 2012, në shumën prej 85,000,000 eurosh, një shumë, e cila përbën 10% të ofertës totale të paraqitur nga kandidati. Mbas kërkesës për sqarime në lidhje me garancinë e ofertës, kandidati ka deklaruar se “ka bërë që tani përparime thelbësore në sigurimin e garancisë së kontratës (e cila do të depozitohet në një nga bankat më të njohura, të vlerësuara) për këtë transaksion. “Për të vërtetuar më tej përshtatshmërinë e garancisë së ofertës, komisioni ka kryer verifikimet e tij dhe gjithashtu, i ka kërkuar konsulentit Patton Boggs kryerjen e verifikimeve përkatëse pranë Amercian Chartered Bank. Me anë të letrës së datës 25 shtator 2012, përfaqësuesi i konsulentit z. David Farber ka konfirmuar kryerjen e verifikimeve pranë kësaj banke, duke njoftuar komisionin se garancia është e vlefshme dhe e mbuluar me një kolateral të mjaftueshëm. Në këto kushte, ne vlerësojmë se garancia e ofertës është e vlefshme dhe përmbush qëllimin e saj të besueshmërisë financiare të ofertës së paraqitur nga Konsorciumi”, vazhdon raporti i Komisionit të Vlerësimit.
23.10.2012
Burimi: Balkanweb

albpetrol albpetroli balkanweb balkanweb.com ballkanweb keshilli i ministrave lajm i fundit lajm-shqip.com lajme shqiptare lajme te ndryshme lajmet e fundit lajmi i fundit lajmifundit.com ministria e energjetikes tender tenderi tirane vetro energy www 9 vite më parë
admin
Etiketime albpetrol albpetroli balkanweb balkanweb.com ballkanweb keshilli i ministrave lajm i fundit lajm-shqip.com lajme shqiptare lajme te ndryshme lajmet e fundit lajmi i fundit lajmifundit.com ministria e energjetikes tender tenderi tirane vetro energy www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Austri, aksident rrugor, plagosen 6 shqiptarë

Pasardhëse

Durrës, Bujar Dedej: Ish-gruan e vrava për imoralitet

Të Ngjashme

Qytetarët blejnë borxhin, zëvendësojnë bankat

admin 9 vite më parë
‘Lamtumirë CEZ’! ‘Shporren’ çekët nga Shqipëria, OSHEE i kthehet zyrtarisht shtetit!

‘Lamtumirë CEZ’! ‘Shporren’ çekët nga Shqipëria, OSHEE i kthehet zyrtarisht shtetit!

admin 3 vite më parë

Paradoksi, ekonomia rritet, por shitje dhe konsum nuk ka!

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com