Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Zbardhet pakti sekret i Korçës: Nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë
Zbardhet pakti sekret i Korçës: Nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë
Zbardhet pakti sekret i Korçës: Nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë

Zbardhet pakti sekret i Korçës: Nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë

4 vite më parë Komento

Zbardhet pakti  sekret i marrëveshjes së Korçës mes Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Sot nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë.

Nuk ka vonuar as 24 orë konkretizimi i paktit sekret që Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias arritën në mbledhjen 3 ditore në një hotel të qytetit më të madh të juglindjes.

Sot në orën 11.00 në Dragot të Tepelenës, do të nisë gërmimi për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, sipas një harte italiane, që qeveria e Romës ka vënë në dispozicion për të zgjidhur përfundimisht ngërçin mes Tiranës dhe Athinës.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Edi Rama shpërthen para familjarëve të ’21 janarit’: Spiunë të huaj në krah të atyre që janë kundër reformës në drejtësi
  • Simbolika e takimit të Korçës: A i ktheu Bushati ‘reston’ Kotziasit për Kretën?

Nis gërmimi i eshtrave të ushtarëve grek, zbardhet pakti sekret.

Qeveria greke thekson se janë 6 mijë deri në 8 mijë ushtarë, por sipas të dhënave në vendin tonë nuk ka më shumë se 3000 mbetje mortore.

Gërmimet e para nisin sot në Fushën e Dragotit të Tepelenës , ku mendohet se ndodhen rreth 140 mbetje mortore.

Grupet shqiptaro-greke do t’i ndihmojë edhe një ekspert amerikan, i cili do të bëjë negociatorin mes palëve nëse ka marrëveshje.

Tashmë janë evidentuar 129 pika në të cilën janë varrosur ushtarët grekë.

Më e madhja është Fusha e Dragotit, ku llogaritet se ndodhen më shumë se 1400 trupa të varrosur dhe ku do të nisin kërkimet.

Gërmimet do të nisin sot në orën 11.00 dhe pas gjetjes, kampionë të ADN-së së eshtrave të gjetura do të krahasohen me të familjarëve për të përcaktuar identitetin.

Kjo procedurë do të aplikohet edhe për ushtarakët me numër identifikues.

Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara.

Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.

Në procesin e varëmihjes,10 punonjës të Bashkisë Tepelenë do të punojnë në gërmim.

Kostoja e punës për zhvarrosjen apo dezinfektimin e çdo trupi do të jetë 75 euro e që natyrisht do të paguhet nga qeveria greke.

Kërkesa greke për ndërtimin e vendprehjes për te rënët ne Shqipëri, është me e hershme dhe daton qe ne vitin 1973.

Tirana e atyre viteve, i qëndroi me shume rezistencë idesë se mos ndërtimit te vendprehjes brenda territorit shqiptar.

Pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pala greke u interesua menjëherë dhe vazhdimisht për eshtrat e ushtarëvë grekë të vrarë në Shqipëri, gjate luftës italo-greke.

Kërkesa në fillim ishte vetëm për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke të rënë në tokën shqiptare.

Me 28 gusht 1973 ambasadori grek në Tiranë, në një takim pune në MPJ shqiptare kërkoi ngritjen e një varreze në kujtim të ushtarëve grekë të rënë në tokën shqiptare.

Kjo kërkesë u përsërit serish ne vitin 1975, duke kërkuar që varreza të ngrihej në vendin që kishte numrin më të madh të të vrarëve.

Në vitin 1976, kërkesa greke ndaj Shqipërisë, evoluoi në ngritjen e disa varrezave në kujtim të ushtarëve të rënë.

Në vitin 1977 u artikulua për here të parë nga Athina, shifra e 12.000 ushtarëve grekë të rënë, për te cilët Greqia kishte detyrimin që tu ngrinte varrezat.

Ndërkohë pala shqiptare kishte konfirmuar deri në këtë kohe 691 varre ushtaresh grekë në territorin shqiptar.

Kërkesa e palës greke u përsërit edhe ne vitet 1978 dhe 1982.

Qëndrimi i qeverisë së Enver Hoxhës në të gjitha këto raste ka qenë se:

Shqipëria nuk e ka për praktike ngritjen e varrezave në territorin shqiptar, për ushtaret e ushtrive të huaja.

Por pala shqiptare ka shprehur gjithnjë gatishmërinë që të ndihmonte palën greke për gjetjen dhe transferimin e tyre në Greqi.

Gjatë vizitës se Ministrit te Punëve te Jashtme të Greqisë Karolos Papulias ne Shqipëri ne vitin 1984, ai  u shpreh se:

“Qeveria greke ishte e shqetësuar për këtë çështje dhe ishin të mendimit që ato eshtra që mund të gjendeshin të grumbulloheshin, të niseshin në Greqi dhe në territorin grek të ngrihej një varreze e përbashkët për ta”.

Papulias premtoi se do te dërgonte te dhëna për gjetjen e tyre nga Instituti i Ushtrisë greke, por nga Athina nuk u dërguan këto të dhëna.

Heshtja e palës greke u konceptua nga Tirana si e ngarkuar politikisht.

Athina më pas kërkoi që varreza të ngrihej në Shqipëri.

Por kjo kërkese, në vlerësimin e MPJ shqiptare, vinte si objektiv i palës greke, që të përjetësonte çlirimin e te ashtuquajturit Vorio-Epir .

Por edhe ta përkujtojnë atë duke organizuar pelegrinazhe në këto varreza.

Pas vitit 1990 dihet historia, Greqia arriti të imponojë procesin e ndërtimit të varrezave në Shqipëri; të cilat janë instaluar në Bularat të Gjirokastrës dhe Këlcyrë të Përmetit.

Për lajm-shqip

Ylli Pata

22.01.2018

eshtra pakt sekret ushtare 4 vite më parë
admin
Etiketime eshtra pakt sekret ushtare
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Njihuni me tre shenjat e horoskopit që u buzëqesh gjithmonë fati…

Pasardhëse

Sulm fizik ndaj gazetarit Armando Braho në Strugë, arsyeja…

Të Ngjashme

Panuçi padit Bujar Nishanin pasi e quajti sharlatan, ja si i përgjigjet ish-Presidenti…

Panuçi padit Bujar Nishanin pasi e quajti sharlatan, ja si i përgjigjet ish-Presidenti…

admin 3 vite më parë

Kuvend, Ruçi: Votoni amendamenteve tona. Patozi:…

admin 9 vite më parë
Rita Ora në gjendje të rëndë shëndetësore, anullon të gjitha koncertet…

Rita Ora në gjendje të rëndë shëndetësore, anullon të gjitha koncertet…

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com