Zbardhen detaje të reja nga kapja e furgonit me drogë. Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije se dyshohet për një grup kriminal. Në këtë grup dyshohen të përfshirë persona nga Elbasani dhe Fieri. Ndërsa mjeti ku ishte ngarkuar droga i përket një rrobaqepsie. Duket se trafikantët kanë mirë menduar transportin duke e fshehur në një furgon .
Zbardhen detaje të furgonit me drogë, i përket një rrobaqepsie
Furgon i cili transportonte mallra siç janë veshje . Po të njëjtat burime thonë se rrjeti dyshohet organizatë e fuqishme kriminale. Informacionet për këtë operacion janë tepër të rezervuara. Kjo pasi dyshohen edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë trafikim lëndësh narkotike. Mësohet se janë identifikuar disa persona te cilët dyshohen të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë. Në përfundim të hetimeve priten arrestime të bujshme. Policia vijon ende hetimet. Kujtojmë se furgoni u kap në aksin Qafë-Thanë – Prrenjas ku u gjet sasi e konsiderueshme droge. Kjo e llojit kanabis Sattiva.
Ledjona Xheladinaj
22.11.2018