Zbardhen detaje nga vrasja në Vlorë, autori militant i…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kot të Vlorës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet se e ka paramenduar vrasjen. Autori Delaj, njihet si militantë i partisë socialiste. Ai ka qënë i armatosur ndërsa qarkullonte me armë në fshat. Armë të cilën e mbante të fshehur në automjetin e tij. Ai prej vitesh ka jetuar si emigrant në Itali. Ndërsa dispononte një lokal në fshat dhe kishte pak kohë që ishte kthyer.
Zbardhen detaje nga vrasja në Vlorë, autori militant i…
Nga të dhënat paraprake policia e Vlorës hedh poshtë mundësinë e vrasjes pas një konflikti të çastit. Fillimisht autori ka debatuar me viktimën ndërsa me pas ka marrë armën në automjet dhe e ka qëlluar 64-vjeçarin për vdekje. Ndërsa mesohet se kreu i njësisë administrative ka qënë në lokal në momentin që është vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Më pas autori i arrestua në banesën e tij ndërsa iu seksuestrua edhe arma e krimit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
09.11.2018