10 zakonet tuaja të këqija që po ju marrin të gjitha energjitë
1.Shqetësimi për gjërat që nuk i keni në kontroll
Në jetë ka plot rrethana të papritura të cilat nuk mund të varen nga ju. Kështu që çlirojeni mendjen tuaj dhe improvizoni më shumë në jetë. Përballuni me situatat në mënyrën si ju vijnë.
2.Të qenit gjithmonë perfeksionist.
Jo gjithçka që bëni duhet të jetë perfekte. Kjo është e paevitueshme.
Ndodh që për ta çuar një projekt nga 95% i tij, në 100% të harxhosh kohë aq sa t’u desh për ta çuar projektin nga 1% në 95%. Duhet të dini të përzgjidhni betejat tuaja, në mënyrë që të shpenzoni energji për gjëra që ja vlen.

3.Marrja e shqetësimeve të të tjerëve
Nëse miqtë tuaj nisin dhe ankohen 20 minuta për shefin e tyre, ndodh që dhe ju t’iu përfshijë kjo energji negative ankese dhe të filloni të mendoni njëlloj.
Kujdes kur zgjidhni ata që ju rrethojnë. Mos lini valë të energjive negative të iu përfshijnë.
4.Të ndihmuarit të njerëzve që nuk e duan ndihmën tuaj
Ka raste kur sado të mundohesh të ndihmosh një person të dashur, ose dikë tjetër, puna që ju bëni nuk ka asnjë rezultat.
Ju vazhdoni të shpenzoni energji. Kërkoni me çdo kusht të ndryshoni situatën e tyre, por sërish asnjë efekt.
Atëhere lërini. Sepse në fund kjo do t’ju shkatërrojë juve.
5. I kushtoni shumë vëmendje veprimeve apo fjalëve të të tjerëve
Ndodh që t’i kushtoni tepër vëmendje gjesteve, apo fjalëve të personave të tjerë. Në disa raste kjo vlen për mirë sepse mësoni.
Megjithatë ka raste kur dikush ju dërgon një mesazh të caktuar pa ndonjë qëllim të keq, por për shkak të rrethanave ju nuk e merrni atë si duhet.
Vazhdoni e vrisni mendjen përse iu janë përgjigjur në atë mënyrë. Pyesni në të tilla situata dhe shmangni mendimet e tepërta.
6. Shpenzimi i kohës me njerëz që ju ulin humorin
Duhet ta rrethoni veten vetëm me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë kur i keni pranë.
Rrethohuni nga ata që ju pranojnë për atë që jeni.

7. Të bërit një punë nga e cila nuk merrni kënaqësi
Shpesh është e paevitueshme të bëjmë punë të cilat nuk na bëjnë të ndihemi mirë.
Të qëndrosh 8 orë në ditë në një punë nga e cila nuk merrni kënaqësi është tepër dërrmuese.
Gjithashtu do të filloni të humbisni motivimin. Nuk mund të ju sugjerojmë të lini punën tuaj, por të kërkoni për një tjetër më të mirë.
10 zakonet tuaja të këqija që po ju marrin të gjitha energjitë
8.Lënia mënjanë e aktiviteteve fizike
Shpesh pas pune ju shkoni menjëherë në shtëpi.
Duhet të gjeni gjithmonë kohë të shkoni në palestër dhe të bëni aktivitet fizik.
Është e vështirë ta motivoni veten, por ju keni nevojë për këtë.
9.Të menduarit për momentet e pafata nga e shkuara
Të humbasësh në të shkuarën është e thjeshtë.
Kjo gjë do të ju bëjë të plogësht. Do të humbisni shansin për të patur sukses në të tashmen tuaj.
Shfrytëzoni momentin të cilin po jetoni dhe lëvizni përpara. Asgjë nuk ka mbaruar.
10. Kur e ke të vështirë t’i thuash jo njerëzve.
Shpesh e keni të vështirë t’i thoni jo njerëzve për shkak se viheni në siklet nëse i vini ato në vështirësi.
Por duhet të filloni të thoni jo, dhe të mos merrni përsipër punë që nuk dëshironi t’i bëni.
Për këtë duhet pak takt edhe zgjuarsi.
Ata do të iu respektojnë për këtë.

Klajdi Thaçi
20.02.2018