Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale. E ka cilësuar si lajm të mirë kapjen e drogës. Por,‘S’keni pare gjë akoma’, do ta kuptoni, kur të prishen llogaritë,thotë Manjani.
‘S’keni pare gjë akoma’, ….kur të prishen llogaritë, do t’a kuptoni!
“Që u kap drogë është lajm i mirë,ska dyshim për këtë! Çështja është me atë që nuk kapet.
Kur droga që kapet është kaq e madhe, mendoni sa është ajo që nuk kapet?!

Kur të fillojë “larja e hesapeve” do të marrim vesh dhe pronarët e vërtetë të drogës. Ato që policia nuk i kap dot sot”, shkruan Manjani.
Reagimi i Manjanit erdhi pas kapjes së 613 kg kokainë në një kamion që transportonte banane.
Nga hetimet e para rezultoi se sasia e drogës, kishte destinacion Italinë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në komentin e tij shkruan se çështja është me atë që nuk kapet.
Nga hetimet e para rezultoi se sasia e drogës, është më e madhja.
Ekapur në territorin shqiptar, kishte destinacion Italinë Megjithatë, Ylli Manjani njihet për reagimet e tij në rrjetet sociale.
Ku shpesh ngre tema diskutimi aktuale dhe shqetësuese për vendin.
Pak kohë më parë, ai ka ngritur shqetësimet e tij për disa tematika si:
“Korrupsioni”, “Reforma në Drejtësi”, “çështja Çame”, “Reforma Zgjedhore”.
Manjani është shprehur se problemi real qëndron tek korrupsioni që ndodh në qeveri.
Bakshishet që ndahen në gjykata janë derivat i korrupsionit që ndodh fillimisht prej qeveritarëve.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili