Para 37 vjetësh ylli i hendbollit të Kosovës u takua me futbollistin më të mirë në botë.
Është ish-hendbollisti i mirënjohur shqiptar, Petrit Fejzullahu, ndryshe vëllai i Kaçusha Jasharit.
Hendbollisti i Kosovës luante për klubin e hendbollit të Barcelonës.
Në fillim të viteve të 80-ta ai doli në një foto me Diego Armando Maradonën, ish futbollistin e mirënjohur argjentinas.
Sipas biografisë, Petriti atë periudhë (1982-85) luante për klubin e hendbollit të Barcelonës.
Këtë foto e ka dërguar Astrit Haliti, ish futbollist dhe sot është sekretar i përgjithshëm i federatës së Notit të Kosovës.
Edhe sot gjeneratat e vjetra flasin për Petritin, shkruan botasot.
www.lajm-shqip.com