Supermodelja Shanina Shaik ka thënë ‘po’. Edhe një modele e ‘Victoria’s Secret’ po i jep fund beqarisë. Modelja Shanina Shaik ka publikuar imazhet e para të dasmës romantike me DJ Ruckus. Dasma e 27-vjeçares u zhvillua gjatë fundjavës në Bahamas. Ylli i pasarelave mbate veshur një fustan të bardhë shumë elegant të dizenjuesit britanik Ralph & Russo. Modelja e Victoria’s Secret postoi disa fotografi ndërsa shkëmbente premtimet me bashkëshortin në plazh. Shanina dukej e mrekullueshme në fustanin e saj të nusërisë.
Ylli i pasarelave publikon fotot nga dasma, realitet si në ëndërr …
27 vjeçarja ka nxjerrë në pah bukurinë dhe sensualitetin e saj, veshur me fustanin e nusërisë që çdo femër do e ëndërronte ta vishte për ditën më të veçantë të jetës.
Në dasmë ishte e pranishme edhe Paris Hilton, Ashlee Simpson, Evan Ross dhe Nadine Leopold. Ajo është një nga modelet më të kërkuara në biznesin e modës falë pamjes së bukur që ka. Ajo ka qenë fotozhenike qëkur ka qenë fëmijë. Australiania bukuroshe ka shumë foto në Instagramin e vet nga koha e fëmijërisë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj