Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixho si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Vendimi mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit të Kryeministrisë Agaçi. Thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshën për të dalë në pension.
Ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve të AKEP-it është edhe mbushja e moshës se daljes në pension.
Ndaj, në vendim e këshillit të ministrave thotë: vlerësojmë se arritja e moshës së pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore. Kjo çon në legjitimimin e propozimit të Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi.
Burimi: Syri