Xhensila dhe Besi, së bashku në nismë për fëmijët…
Kjo është “Java e Fëmijëve Jetimë” , veprimtari që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit i Shqipërisë, Ilir Meta. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Z.Meta fton të gjithë të mbështetin fëmijët jetim.
Të ngjashme mund të lexoni:
Xhensila dhe Besi vizituan sot ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton” ,”100 Vjetori i Pavarësisë” dhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror.
24.11.2017