Italiani Gianni De Biasi rikthehet si trainer me ekipin e… Ish-traineri i Kombëtares, Gianni De Biasi pritet të rikthehet në stol. Oferta vjen pas dështimit te Alaveshi. Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër.
Italiani Gianni De Biasi rikthehet si trainer me ekipin e …

Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, italiani është duke shqyrtuar ofertën. Marrëveshja duket shumë pranë. Pas suksesit historik me Shqipërinë, ai do të kërkojë një tjetër sukses historik me skuadrën zvicerane. Kujtojmë që në sezonin 2016-2017 kjo skuadër u drejtua nga ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramexani. Ai arriti t’a kualifikonte në kupat e Europës. Gjithashtu pjesë e Luganos ka qenë edhe sulmuesi Armando Sadiku, i cili u shndërrua në idhullin e tifozerisë shqiptare. Në total me fanellën e skuadrës zviceriane, Sadiku shënoi 33 gola.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj