Presidenti i Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, u prit në një takim nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.
Xhafaj e informoi zyrtarin e lartë me reformat që po ndërmerr vendi ynë.
Sidomos në radhët e policisë së shtetit. Në fokus të bisedës ishte edhe operacioni “Forca e Ligjit”. Që ka për qëllim goditjen e grupeve kriminale. Nga ana e tij, kreu i Autoritetit Antikorrupsion në Itali theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në gjyqësor. Si dhe reformimit të Policisë së Shtetit.
Ashtu si në takimet e tjera, ai vlerësoi cilësinë e legjislacionit që po implementohet në Shqipëri. U shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme. Sidomos për zbatimin e vettingut.
11.01.2018