Në intervistën e gjatë me Eni Vasilin tek “Studio e Hapur” ministri Xhafa foli gjatë. Ai foli për rendin, krimin, vetingun në polici, foli për shmë kapituj të ministrisë që atij i ra “shorti” të drejtoj.
Përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetetares ishin të qeta, duhet thënë pse jo të hapura dhe të sinqerta.
Ministri Xhafa: Kjo është situata për rendin, krimin, vetingun në polici
Ai foli pa “folur” dhe për çështjen Tahiri që sipas pohimit për shkak të artikulimit publik maxhoranca ka marrë kosto.
Por dhe për këtë çështje ministri ishte korrekt kur tha se janë organe të tjera të cilat do të japin verdiktin.
Në pikën e nxehtë të kriminalitetit ministri Xhafa theksoi se nuk ekzistojnë në Shqipëri familje të strukturuara kriminale.
Thënë kjo nga një ministër me kuata të larta në qeverisje është një deklaratë e mirë.
Ka elementë kriminal tha ministri të lidhur dhe me politikën e politikanë.
Përmendi dhe disa qytete si Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën.
Nëse ministri na pohoi lajmin e mirë të mosekzistencës së familjeve mafioze një pyetje lind normale dhe vetvetiu.
A ka familje më të rrezikshme sesa kjo lloj ngjizje të elementëve kriminal me fije të politikës?
Dhe a do ketë operacion dhe vullnet politik që kjo lloj lidhje të dobësohet, të shkatërrohet?
Vladimir Muçaj
31.01.2018