TIRANE – Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth i bëri apel politikës shqiptare që të votojë pa vonesë reformat me qëllim që Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Gjatë një prononcimi për mediat, Wollfarth theksoi punën e mirë që është kryer në çështjen e imunitetit apo reformën zgjedhore.
“Unë do të thosha se do ishte mirë të merren vendime të mira në kohën e duhur. Ne kemi parë vitin e fundit dhe muajt e fundit hapa shumë të rëndësishëm në drejtim të reformave, siç ishte ajo për imunitetin për zyrtarët e lartë, por që të vazhdohet në këtë rrugë do ishte mirë dhe në kohën e duhur të miratohen ligjet me 3/5”.
Ambasadori i OSBE në vendin tonë theksoi se ligjet vërtet duhet të miratohen, por duhet edhe të zbatohen në praktikë.
12.11.2012
Burimi: Balkanweb