Will Smith në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe Nicky Jam kanë sjellë këngën zyrtare të “Kupës së Botës”. Në profilin e tij në Facebook aktori i njohur publikoi edhe një video për të promovuar këngën “Live it up”.
Smith ka etiketuar Era Istrefin në postim duke u kërkuar fansave që të vendosin në koment flamurin e shtetit të tyre.
Will Smith poston flamurin e Kosovës, më pas e ndërron me të…
Në etiketimin e Istrefit, ai fillimisht vendosi flamurin e Kosovës, por më vonë e ndryshoi duke e zëvëndësuar me flamurin e Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja për këtë veprim të këngëtarit të famshëm.
Kënga e tyre është publikuar në Youtube dhe vetëm në dy ditë ka marrë mbi 6 milionë klikime. “Live it up” do të këndohet në hapjen e Kampionatit Botëror 2018 në qershor.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.05.2018