Vritet me thikë 19 vjeçari shqiptar në qendër të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Informacionet nga Athina citojnë si i riu ka qenë nën shoqërinë e të dashurës së tij.
Ndërron jetë menjëherë 19 vjeçari shqiptar, vritet me thikë në Athinë.
Emri i 19 vjeçarit ende nuk bëhet i ditur. Tre persona me kapuçë në kokë i kanë kërkuar portofolin dhe celularin. Aty ata janë kacafytur me njëri-tjetrin. 19 vjeçari ka marrë tre thika në pjesë vitale të trupit duke ndërruar jetë menjëherë. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes ka ngritur dy pista deri tani: grabitje ose larje hesapesh për përfshirje në trafik droge. E dashura e 19 vjeçarit është marrë në pyetje për të mësuar rrethanat e ngjarjes. Ajo u ka thënë policisë se tre autorët dolën befas të maskuar me kapuça në kokë. Më shumë policia nuk ka mësuar nga dëshmitarja okulare e vendngjarjes.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj