Gazetari investigativ rus, Arkadiy Babchenko, ka mbetur i vrarë në moshën 41 vjeçare. “RT” njofton se Babchenkon e kanë vrarë me armë zjarri pasditen e së martës në Kiev, e konfirmuar kjo nga policia ukrainase. Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa gazetari njihej si kritik i hapur i Putinit.
Vritet gazetari investigativ rus, kritiku i fortë i Putin…
Autoritetet ukrainase konfirmojnë se gazetari rus Arkady Babchenko është qëlluar dhe vrarë.
Ai vdiq në ambulancë gjatë rrugës për në spital. Kjo shënon vrasjen e dytë të një gazetari rus të profilit të lartë në Kiev në më pak se dy vjet, pas Sheremet, që u vra me bombë, e cila iu vendos në makinë në vitin 2016.
“Babchenko ishte një legjendë e gazetarisë në këtë pjesë të botës. Një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe shkroi një kujtim të kohës. Ai u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë, duke e fituar atë nga mediat shtetërore ruse, të cilat e quajtën atë armik të shtetit”, shkruan në një postim në Twiteer, Christopher Miller, gazetar.
