Histori nga më të ndryshmet vijnë nga çdo cep i botës. Edhe në shtetet e zhvilluara dhuna dhe krimet brenda familjes janë një fenomen që vijnë në rritje gjithmonë e më shumë. Edhe ngjarja që do të lexoni më poshtë ka tronditur opinionin publik amerikan. Burri ka vrarë gruan e vet, duke shpjeguar se po vetëmbrohej nga kjo e fundit. Ai e ka gjuajtur bashkëshorten e vet me tigan në kokë, pasi kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale natën e fundit ku viktima ka qenë ende gjallë. Steven ka treguar se fëmijët e tyre kishin qenë në gjumë, Madje sapo kishin përcjellë edhe disa nga miqtë e tyre që i kishin pasur për vizitë atë mbrëmje.
Si ndodhi e gjithë ngjarja sipas 32-vjeçarit
Një burrë vrau gruan e tij, me të cilën ishte lidhur që në gjimnaz. Ai e goditi atë në kokë me një tigan dhe e mbyti menjëherë pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. Steven Grainger, 32 vjeç, pranoi se ka vrarë gruan e tij Simone, 30 vjeçe, në shtëpinë e tyre në Reading më 4 nëntor të vitit të kaluar. Grainger pretendon se e goditi znj. Grainger me tenxheren në kushtet e mbrojtjes vetjake. Ajo i ishte drejtuar me një gërshërë duke i thënë ‘pse nuk vret veten’. Gjykata dëgjoi se çifti kishte bërë seks vetëm disa orë para vrasjes. Miqtë e familjes u larguan nga shtëpia dhe fëmijët e tyre shkuan në shtrat.
Vret gruan me tigan pasi kryen marrëdhënie, ja deklarata e çuditshme e 32-vjeçarit …
Prokurorët thonë se Grainger, i cili filloi të takonte Simonen kur ishin adoleshentë, e kishte goditur atë mbi kokë disa herë dhe më pas e mbyti, para se ta mbështillte trupin e saj në një batanije.
Gjyqi u shty deri të premten.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj