Një 19 vjeçare vrau bashkëshortin që e përdhunonte. Gjykata e apelit ka rrëzuar dënimin me vdekje për Noura Hussein nga Sudani. Ajo është dënuar me 5 vite burg sipas avokates Abdelaha Mohamed.
Zainab Ahmed, nëna e 19 vjeçares u shpreh se ishte e lumtur që ja kishin kursyer jetën e vajzës.
Yjet e famshëm ndërkombëtarë mbështetën një fushatë online #JusticeforNoura, për lirimin e adoleshentes.
Vrau personin që e përdhunoi, gjykata mbron 19 vjeçaren
Muajin e kaluar një gjykatë e dënoi me vdekje dhe forma e ekzekutimit ishte varja, për vrasje me paramendim të bashkëshortit të saj Abdulrahman Mohamed Hammad.
Hussein dëshmoi se Hammad e përdhunoi ndërsa kushërinjtë e tij e mbanin, që të mos largohej.
Në momentin që dyshoi se ai do ta përdhunonte sërish, ajo e ka goditur atë me thikë.
Hussein u detyrua që të martohej në moshën 16 vjeçare dhe burri i saj, të cilin e kishte njëkohësisht edhe kushëriri, ishte 16 vite më i madh.
Sipas një raporti të vitit 2017 nga fondi UNICEF, një e treta e vajzave sudaneze janë martuar para se të mbushin 18 vjeç.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.06.2018