Vrau ish-partneren dhe vjehrrën. Ja me sa vite burg u dënua i riu… Një 21 vjeçar, i cili vrau gruan e tij dhe nënën e saj në Angli, pasi zbuluan se kishte një familje sekrete, është dënuar me 32 vite burg. Janbaz Tarin pranoi para gjykatës se kishte vrarë gruan e tij, Raneem Oudeh 22 vjeç dhe nënën e saj, Khaola Saleem, 49 vjeç, jashtë shtëpisë së tyre në datën 27 gusht. Gjatë momentit të dënimit, juria tha se krimi i tij e kishte shkatërruar familjen e viktimës.
Vrau ish-partneren dhe vjehrrën. Ja me sa vite burg u dënua i riu
Para vrasjes, ai ishte treguar edhe abuziv me partneren, dhe ajo kishte kontaktuar shpeshherë policinë për sjelljen e tij të dhunshme. Tarin e përndiqte dhe flinte shpeshherë në shtëpinë e nënës së saj. Në momentin e vrasjes, ajo po kërkonte të kontaktonte policinë.
Erjona Keta
18.12.2018