Lajm-Shqip zbulon motive të reja rreth vrasjes së biznesmenit Begalla në Tiranë.
Begalla 65 vjeçar me origjinë nga Progonati i Tepelenës ushtronte disa biznese prej vitesh në Tiranë.
Rreth vrasjes së biznesmenit burimet e Lajm-Shqip thonë se viktima u detyrohej shumë personave para borxh.
Ai kishte marrë para për ngritjen e biznesit, por shumë prej tyre nuk kanë marrë jo interesat por as shumën e lekëve të dhëna.
Kjo është pista më e mundshme e një hakmarrjeje nga persona të cilët policia ende nuk i ka prangosur.
Për ngjarjen janë pyetur shumë persona.
Janë ndaluar tre si persona që kanë djeni për ngjarjen.
Për Lajm-shqip
Vladimir Mucaj