Vrasja tragjike e studentes, reagimet për të kanë qenë të forta nga njerëz, që vijnë nga fusha të ndryshme të jetës, me të cilëve nuk kanë munguar edhe Aurela Gaçe.
Por ajo, që duket se ka “qëlluar” në shenjë, ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe.
Ajo nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, ka dashur të shprehë ngushëllimin për familjen e Arielës. Gaçe i ka bashkangjitur edhe ndjesitë e saj për këtë ndodhi makabre.
“Qysh dje s’dija si te shprehja ate qe mendoja, ate qe ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel doja te ngushelloja familjen tende , packa se nuk njiheshim. Por s’dija si pasi dhimbja e humbja per ta duhet te jete aq shkaterruese. .. packa se nuk njiheshim, une e dashur Ariel te them se secila nga ne eshte nga pak TI . Po po, mos u çudit. Secila nga ne .
U prehsh ne Paqe engjell e qofsh e fundit e kesaj katrahure e çmendurie njerezore”. Kështu e përfundon Aurela Gaçe reagimin e saj.
www.lajm-shqip.com