Gjykata e Korçës ka vendosur të pyesë një tjetër dëshmitar të kërkuar nga mbrojtja. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në mars të vitit 2017. Vrasja për drogë, gjykata letërporosi për dëshmitarin e burgosur në Larisa.
Vrasja për drogë, gjykata letërporosi për dëshmitarin tjetër.
David Myrte i cili akuzohet për vrasjen e Zarif Alliut dhe plagosjen e shokut të tij, pas prishjes së pazareve të drogës. Dëshmitari D. Papa, prej të cilit mbrojtja pretendon të nxjerrë informacione të vlefshme për ngjarjen, ndodhet i burgosur në Larisa. Mësohet se dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letërporosisë, për të mundësuar kryerjen e procedurave përkatëse midis ministrive të drejtësisë të dy vendeve. Pas procedurave do të realizohet pyetja e dëshmitarit.

Gjykata ka shtyrë me dy muaj seancën e rradhës. Edhe pse emri i këtij dëshmitari nuk ka dalë gjatë hetimit të prokurorisë, mbrojtja thotë se ka qënë pikërisht Papa ai që ka komunikuar me telefon me viktimën ditën e vrasjes. Dhe jo i akuzuari David Myrte. David Myrte në bashkëpunim me Spiro Xholin, vranë në mars të vitit të kaluar, në fshatin Bracanj të Devollit Zarif Alliun. Te cilit i detyroheshin një borxh prej 12 mijë eurosh. Kjo për një ngarkesë droge të transportuar drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj